Sot për modelen e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj është një ditë e veçantë pasi feston 36-vjetorin e lindjes.
Ajo ka publikuar një foto në kopshtin e shtëpisë në Tuzi, Malësi me një kapele në kokë dhe tregon se pikërisht në këtë ditë mori rrugën për në Amerikë.
“Ky është 36-vjetori! Të mendosh që 18 vite më parë, në të njëjtën ditë, isha ulur në të njëjtin vend teksa bëhesha gati për t’u larguar nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, si dhe të ndiqja një ëndërr që me shumë punë dhe pak fakt, u kthye në një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe karrierë. Takova shpirtin tim binjak dhe solla në jetë dy vajza të bukura. Tani jam po në të njëjtin vend me vajzat e mia pranë, me kaq shumë kujtime të bukura dhe kaq shumë mësime jete. Jeta është e bukur me gjithçka që ofron, të mira dhe të këqija! Na takon ne sesi t’i kthejmë ato momente dhe si të vazhdojmë të jetojmë.”– shkruan Emina,e cila është e martuar me biznesmenin iranian Sam Nazarian dhe ka dy vajza.





