Pas fitores në “The Voice Kids” në Belgjikë, Gala Aliaj ka publikuar këngën e saj të parë që titullohet “Contagious”, e cila është nën emrin e kompanisë ndërkombëtare Universal Music.

Gala, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj mahniti jurinë me zërin e saj mbrëmjen e djeshm. Ajo në finale këndoi këngët  “Make You Feel My Love” nga Adele dhe “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John.

Gala është bërë e njohur më herët për publikun shqiptar dhe na ka prezantuar vite më parë me talentin e saj në muzikë, kur përformoi me të atin në “Dance with me Albania.”