Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka goditur me thikë një adoleshent 18-vjeçar.

“U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”,– njofton policia e Tiranës.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.