Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë.

Pesë kokat, të cilët furnizonin me drogë grupin janë Envis Gorenllari, Fatjon Çiçi, Eneo Sulejmanaj, Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.

Mësohet se ata kanë rënë në pranga më parë në dy aksione të ndryshme policore.

Sot ranë 20 anëtarë të tjerë të grupit që vepronte afër shkollave dhe në lokale dhe shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis tek të rinjtë.

Sipas policisë, 10 të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari janë ende në kërkim.

Të arrestuarit janë: Rei Ramushi, 27 vjeç; Emiljano Birja, 30 vjeç; Abdullah Zyberi, 31 vjeç; Albjo Shkira, 28 vjeç, Kevin Nazari, 27 vjeç; Amarildo Jashari, 26 vjeç; Florjan Çepa, 46 vjeç, Ibez Zebi, 29 vjeç, Florjan Miha, 20 vjeç; Erol Bardhoshi, 34 vjeç; Andrin Bajraktari, 19 vjeç, Emiljano Maksutaj, 28 vjeç, Hamza Firi, 20 vjeç; Albi Bulku, 36 vjeç; Maringlen Kolaj, 19 vjeç; Armando Disha, 19 vjeç Klodjan Lena, 20 vjeç; Altmir Mustafaraj, 29 vjeç Gentjan Agaj, 24 vjeç, Flori Lime.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë operacionit antidrogë janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis dhe 5 automjete.

Grupi kriminal vepronte afër shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë e kryeqytetit. Pesë anëtarë të grupit kriminal janë arrestuar më parë ndërsa janë shpallur në kërkim 10 prej tyre.