Teksa u arrestuan një ditë më parë në kuadër të dosjes “Flakë në det”, janë lënë në fuqi masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për 3 të akuzuarit.

Bëhet fjalë për shtetasit Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkajn, pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i cilësuar si baron droge.

Gjatë seancës të akuzuarit si një pjesë e grupit të strukturuar kriminal nuk kanë pranuar të japin deklarime, ndërsa pohuan se do të flisnin në një moment të dytë. Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie, pasi pretendojnë se nuk ka prova të mjaftueshme ndaj klientëve të vetë për të ngritur akuza.