Shumë nga të famshmit zgjedhin ‘rangun’ e tyre, pavarësisht se disa kanë treguar se duhet të kërkohet në drejtim të kundërt.

Katie Holmes është në një lidhje dashuri me një djalë që është 8 vite më i vogël se ajo dhe romancën nuk do ta fshehë më.

Aktorja 41-vjeçare është fotografuar së fundmi duke shkëmbyer një puthje në rrugët e Nju-Jorkut me shefin e kuzhinës, Emilio Vitolo Jr. Burimet thonë se Kate është shumë e dashuruar, ndërsa për Emilio-n thonë se është karizmatik dhe i qeshur.

Ai është shef kuzhine në restorantin italian të babait të tij tij që ndodhet në Nju-Jork, njëkohësisht ka marrë pjesë në shfaqjet Royal Pains dhe Inside Amy Schumer.

Aktorja dhe 33-vjecari tërheqës duket se njihen prej muajsh, pasi mediat gjetën një koment që ky i kishte bërë Kate në një prej fotove në Instagram që në korrik.

Restoranti është blerë nga babai i tij në fillim të viteve ’90 dhe prej asaj kohe e gjithë familja ka punuar aty, sipas një intervistë të dhënë prej tij. Biznesi i babait të tij është shumë i preferuar të famshmit, që e kanë frekuentuar si Joe Jonas, Justin Bieber, Rihanna apo Bradley Cooper.

Aktorja ka qenë e martuar më herët me Tom Cruise, me të cilin ka një vajzë, Suri, 14 vjeçe. Ajo e mbajti të fshehtë marrëdhënien me Jamie Foxx për disa vite derisa u ndanë në 2019-n.