Kryeministri Edi Rama publikon pamje nga kantieri i ujit në Bathore, duke thënë se ky është një investim për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës.

Sipas Ramës, ‘Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicionale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në”.

Mesazhi i Ramës:

KANTIERI I UJIT në BATHORE – FRUTIKULTURE – LAKNAS -ZALLMNER, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë

Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në

Vijojmë në 2021 me nisjen e një investimi madhor në Kamëz, për të përmbyllur njëherë e mirë historinë e ujërave të ndotura që bashkëjetojnë me familjet e Kamzës, si pasqyra më besnike e paturpësisë “demokratikase” ndaj tyre

Me ndërtimin e Impiantit të Ujërave të ndotura dhe përmbylljen 100% të investimit në sistemin e kanalizimeve, Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh…
S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej! Pa pikën e turpit