Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Greqi më 15 dhe 16 shtator.

Vizita e Ramës në Athinë bëhet në cilësinë e kreut të OSBE dhe do të marrë pjesë në një konferencë ku do të diskutohet për sfidat e procesit të integrimit europian.

Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj Rama pritet të ketë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.