Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kolonel Arben Kingjin, komandant të Batalionit të Mbështetjes në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me gradën madhore “Gjeneral Brigade”.

Njoftimi i Presidencës:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENT

D E K R E T PËR DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, germa “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, germa “a”, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral  Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit  11703

Tiranë, më  11.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META