Një 28-vjeçar ka përplasur për vdekje me makinë një 76-vjeçar në aksin rrugor “Cërrik-Papër”.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur 28-vjeçari A.B. nga Tirana, duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Audi”, përplasi këmbësorin 76-vjeçar A.L., dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
I riu nga Tirana është vënë në prangat e policisë, ndërkohë që hetimet se si ndodhi ky aksident po vazhdojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





