Familja e këngëtares Dua Lipa që prej muajit gusht ndodhet në Shqipëri për të kaluar pushimet.
Ata kanë vizituar shumë vende të bukura të Shqipërisë, teksa së fundmi Dukagjin Lipa së bashku me gruan dhe fëmijët janë ndalur në Sarandë ku kanë vizituar Kalanë e Butrintit.
“Kalaja e Butrintit, Shqipëri”, ka qenë mbishkrimi krahas këtyre imazheve të publikuara në Instagram. Në udhëtimin e tyre, mungoi vetëm Dua, e cila po pushon me të dashurin e saj.





