Adrian Çela do të jetë drejtuesi i fushatës së PS-së në Durrës për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“DurrësLajm” mëson se në mbledhjen e zhvilluar një natë më parë në Durrës pranë Shtëpisë së Pushimit në Plepa, kreu i PS-së Edi Rama ka vendosur që administratori i OSHEE-së, Adrian Çela të drejtojë fushatën e PS-së.

Ndër të tjera, Rama mësohet të ketë kërkuar gjatë mbledhjes që në Durrës të sigurohen 9 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Çela vjen pas një përvoje të suksesshme në zgjedhjet e kaluara, i cili ka drejtuar fushatën zgjedhore kur Vangjush Dako garonte gjatë mandateve si kryebashkiak.