Është mbyllur edhe protesta e shtatë e protestuesve të opozitës të mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës.
Mësohet se protesta e radhës do të mbahet të martën tjetër në orën 11:00.
Protestuesit hoqën gardhin metalik, por se ata nuk arritën të depërtonin në ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës.
Pasi largohen protestuesit, në vendngjarje arritën edhe hetuesit, për të hetuar atë që ka ndodhur.