Dëshmia e Azgan Mërnicës është zbardhur një ditë pas dorëzimit të tij në polici.
Ata kanë pasur konflikt momental, janë përplasur me njëri-tjetrin fizikisht, më pas autori thotë se “patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”.
Sipas Azgan Mërnicës ai ishte duke ecur me makinë dhe së bashku me të ishte dhe nëna e tij. Mërnica ka thënë se drejtuesi i mjetit tip “Golf 4” me të cilin është shkëmbyer në rrugë, i ka bërë me dorë që të ndalojë.
Polici ka dalë nga makina dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe Mernica. Sipas tij, polici ka vënë dorën në pistoletë dhe më pas ai ka nxjerrë armën që e kishte me vete dhe ka qëlluar drejt tij për t’u vetëmbrojtur.
Kjo dëshmi është marrë me rezerva nga grupi i hetimit, ndërsa sipas tyre pamjet filmike tregojnë krejt të kundërtën. Mërnica ka pranuar në polici se nuk ka pasur asnjë konflikt me punonjësin e policisë, por gjithçka ka ndodhur në çast.





