Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion, ku është marrë në pyetje për më shumë se 4 orë.

“Nuk flas dot sepse vijon hetimi”, tha Roshi shkurtimisht per mediat.

Thirrja e tij vjen pak javë pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK që të vijojë hetimet ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, që u largua nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Roshi akuzohet se kishte fshehur rekordet kriminale jashtë vendit, ndërsa u hetua më herët nga Prokuroria e Durrësit, e cila vendosi pushimin e hetimeve. Por Durrësi ia transferoi çështjen Gjykatës së Posaçme, e cila tashmë ka vënë në lëvizje SPAK-un.