Në mbledhjen e kryesocialistit Edi Rama me drejtuesit politik të qarqeve, kreu i qeverisë iu ka lënë porosi që javën e ardhshme të dorëzojnë një raport të detajuar me problemet e partisë për çdo qark.

Rama ka kërkuar që në zgjedhjet parlamentare të 2021 të arrihen 74 mandate nga PS, pra fitorja e një mandati të tretë qeverisës.

“Në zgjedhje synojmë të marrim 74 mandate. Nga nesër nis riformatimi i FRESSH dhe më pas Forumi i gruas”, ka thënë Rama në mbledhje.

Sipas Ramës, fuqizimi i këtyre dy organeve në parti janë me rëndësi për PS-së në fushatën elektorale.