Katër shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën me lëndë narkotike.
Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të këtyre shtetasve pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico. Në këto kushte ata ushtruan kontroll në makinën e tyre dhe zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.
Më pas edhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s, u gjetën sasi të tjera hashashi dhe marijuane, peshore precize dhe materiale paketimi.





