Këtë të mërkurë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Kryeministrin Rama.

Megjithatë Cameron sipas Zyrës së Jashtme të Komonuelthit, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Begaj, ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën.