Forumi Rinor i Partisë Demokratike Durrës ka publikuar në rrjete sociale një tender që pritet të zhvillojë bashkia e qytetit bregdetar për blerjen e pemëve dekorative.

Në njoftimin e tenderit thuhet se shuma në dispozicion është 83 milionë lekë ndërsa firmat që duan të marrin pjesë kanë afat deri më datë 18 shtator për të dorëzuar dokumentacionin.

Për FRPD Durrës ky tender është një tjetër vjedhje, pasi në një kohë kur qytetarët kërkojnë rindërtimin e shtëpive të tyre sepse dimri po afron bashkia shpenzon taksat duke blerë pemë.

“Një Tender tjeter ose Nje Vjedhje tjeter.

Bashkia Durrësit sic duket po mendon së tepërmi mënyren sesi ti shpenzoj Taksat e Qytetarëve se saj .

Por jo në dobi të Qytetarëve por në dobi të xhepave të tyre .

Qytetarët në këto momente kërkojnë Rindertimin e Shtëpive të tyre sepse dimri po afron.

Perparesi kanë Qytetarët në cdo moment sidomos ne këte moment vështiresie.”– shkruhet në postimin e FRPD Durrës.

Një Tender tjeter ose Nje Vjedhje tjeter. Bashkia Durrësit sic duket po mendon së tepërmi mënyren sesi ti shpenzoj…

Posted by Frpd Dega Durres on Monday, September 7, 2020