Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, ku dhe po zhvillojnë protestën e tyre të radhës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tensionet kanë ardhur pas fjalës së përfaqësuesve dhe aktivistëve të opozitës, këtë të martë kjo protestë është hapur me flakadanë e shishe molotovi teksa në podium ishte demokrati Klevis Balliu.
Për fat të mirë molotovët nuk kanë kapur efektivët, por kanë shpërthyer në shkallët e hyrjes së Bashkisë.
Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët janë mbledhur para këtij institucioni. Kujtojmë që protestat e kaluara para ambienteve të Bashkisë së Tiranës agravuan në përplasje fizike