Në fjalën e hapjes së sesionit të ri parlamentar, kryeparlamentari Gramoz Ruçi theksoi se Gjykata Kushtetuese do të bëhet funskionale brenda këtij sesioni parlamentar dhe nxiti KED të mos kishte më vonesa.

“KED-it iu desh gati një vit të shqyrtonte dy kandidatura! Me këto vonesa të zgjatura, tashme kupa ka filluar të derdhet dhe ky shpërpjestim midis investimit të Kuvendit dhe investimit institucional të një pjese të organeve të reja të sistemit, nuk do të tolerohet më. Edhe pse Kuvendi ka hapësira tëkufizuara për të nxituar organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, nuk do tëfalim asnjë vonesë. Brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Më 1 janar 2021 gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna.”, deklaroi Kreu i Kuvendit.