Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë në Tiranë.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur 3 persona, të cilët pas ngjarjes janë larguar me një makinë. Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur.

Ndërkohë që po punohet për identifikimin e dy autorëve të tjerë, po bëhen gjithashtu kontrolle në Tiranë me qellim vënien e tyre në pranga.