Nga Myzejen Konduri
O Mik i çmuar!
Do mbetesh në kujtesë përherë,
Se të paktë janë njerëzit
Që pemën e jetës e mbushin me vlera.
Në librat e Tu,
Njohëm rrënjët e të parëve tanë.
Te vargjet që thure,
Meloditë e Valsit të jetës ndamë.
Mungesa jote pikon dhimbje.
Po ne të gjejmë në gjurmët ,
Që ke lënë.
Je prap mes nesh.
Si një yll prej malli,
Nga qiejt e larget,
Na buzëqesh.
E nisa me poezinë , kushtuar Mikut të nderuar në librin tim ” Drita e Mjegullës”, Studiuesit të mirnjohur, qytetarit model, me vlera të larta intelektuale. Familiarit model. Moikomi ,ishte dora që zgjatej për secilin që i kërkonte mendim & ndihmë. Si politikan, e ruajti ngjyrimin e Tij politik.
O Mik i vyer!
Jetove me historinë e këtij populli.Sot ne përulemi me nderim , para Emrit tend, që ka zënë rrënjë në Durrsin tënd që e deshe aq shumë.
Tani Ti prehesh në paqe e nga atje lart, me thesarin e mendimeve, na gjykon.
Sot në ditën e lindjes, në hapsirën e galaktikës së Moikomit, shkruajmë me Respekt, Dashuri Mirnjohje e plot Shkëlqim, Emrin e Tij, jo vetëm në Poezi & Gazeta, po në Parkun , ku gjallëria e jetës, gjelbërimi e mozaiku i luleve, është pikturave bukur e shpirtit të tij.Këshilli Bashkiak, i vendosi emrin e Moikom Zeqos këtij Parku, që të mbetet në përjetësi.
Sot Lumturia e , ska kufij. Me vënien e Emrit në këtë Park.
Moikomi do t’i bashkohet rrahjes së zemrave tona, prej krenarisë për Ty.
O simbol i punës!
Ti do të jesh Muza për krijuesit e së Ardhmes që dëshirojmë!