Një deklaratë e pak ditëve më parë e moderatores Ori Nebijaj ngriti dyshimet se ajo nuk do të drejtonte më emisionin e mëngjesit në Top Channel.
“Po sikur të fle pak këtë sezon?”– shkruante Ori pak ditë më parë në InstaStory. Mirëpo, sot është konfirmuar përfundimisht se ku do e shohim Orin në sezonin e ri televiziv.
Ajo do të vazhdojë të zgjohet herët në mëngjes dhe këtë e ka treguar faqja zyrtare e “Wake Up” me një postim në Instagram. Ajo dhe Isli Islami rikthehen nesër prej në orë 7 të mëngjesit.





