Hapja e portave dhe shkarkimet nga hidrocentrali i Komanit në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar ulje të nivelit te ujit në pikën turistike të “Lumit të Shalës”.
Për pasojë qindra turistë janë detyruar që të kthehen pas, pa arritur që të shijojnë bukuritë e rralla që ka kjo zonë ndërsa të tjerët, kanë rrezikuar duke ecur në këmbë mes shkëmbinjve dhe mes lumit.
Bizneset i bëjnë thirrje drejtuesve të HEC që të marrin masa dhe të mos ulin menjëherë nivelin e liqenit.