Del dosja me përgjimet që zbardhën skemën e punonjësve të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Në dosjen e siguruar nga Top Channel, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.
Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Briken Tereziu ka lejuar edhe kalimin e një të mituri pa prokurën e njërit prind.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: Mgjesi vlla
Briken: Mirmgjes
Eneo: Si u gdhive
Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me një dark familjare
Eneo: S’ka gjë vlla tak sot po qe I lire. Atë gocën sot e bëjmë dot
Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases E.Xh dhe B.Xh. Ca nr ti them vlla
Briken: Te 4
Eneo: Po ngjitet vlla
Briken: Ok
Eneo: Çdo gje ok vlla
Briken: Ok
Eneo: Rrofsh vlla
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se E.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Tereziu i cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 09.05.2023, nga ora 10:48 AM – deri më datë 10.05.2023 ora 09:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu I kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot
Briken: Mir si je ti
Eneo: Po mire shyqyr zotit
Briken: Ktej jam
Eneo: I marum nja 2 halle, t’bej tel mbasdite
Briken: Ok pa merak
Eneo: Rrofsh. O vëlla nga je?
Briken: Te lagjia jam
Eneo: Te dergoj ate djalin apo do te tak nesër bashk. Si e ke me mire
Briken: Si ta kesh s’ka probl
Eneo: Me thuaj ti vëlla. Sot ten is 500 me atë nesër të bëj 1 vet
Briken: Se kuptova
Eneo: Sot nis 500 me atë se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla
Briken: Ok tak nesër mos e vrit mendjen
Eneo: Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla
Briken: Ok
Eneo: Po i them te vij aty
Briken: Ok
Eneo: Po vjen 5 min është aty ka 600
Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Nesër të bëj një 500 vëlla
Briken: Ok vlla ngjohemi nesër
Eneo: Mire vëlla ma bej hallall se ashtu kam pas një problem. Dëgjohemi nesër natën
Briken: Ok natën ngjohemi
Dt. 10.05.2023
Eneo: Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjja do jesh pastaj. Te takohemi?
Briken: Si je vëlla Ca bon
Eneo: Hic vlla ngelem serviseve
Briken: Kur do nisesh ti
Eneo: Une nga ora 8 pak a shume.
Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vlla u nisa. Aty do jesh
Briken: Ok
Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvullohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.05.2023, nga ora 09:00 AM – 10:12 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla. Si u gdhive
Në orën 09:34 AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Ku ti them te futet vlla apo do shkosh vet
Briken: Ja per pak po shkoj unë. Te them unë
Eneo:Ok vlla. 10 e 55. Niset vlla
Briken: Ok te vije. Te 4
Eneo:Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetases K.Xh
Briken: Ok
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se K.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.05.2023 ora 10:222 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Nga të dhënat e sistemit TIMS nuk provohet problematika që ka kjo shtetase, por dyshohet që ajo ka kaluar ditët e qëndrimit dhe për verifikimin e faktit nevojitet, pyetja e shtetases dhe këqyrja vulave te pasaportës së udhëtimit.