Moderatorja Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, njëkohësisht menaxheri i saj, duket se i kanë dhënë fund lidhjes, pas më shumë se katër vitesh. Kur ka vetëm pak javë që moderatorja hyri në tregun ndërkombëtar të muzikës, pasi solli një bashkëpunim me Jay Santos, dyshja nuk janë më bashkë.
Këtë nuk dimë ta themi, por ajo që bie në sy, është se si Luana, ashtu edhe Krenari, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Në fotot e moderatores nuk janë parë më komentet e Krenarit, që shumë herë donte të tregonte se ‘femra’ e tij shkëlqente. Madje, as në ditëlindjen e Luanës, Krenar Çoçaj nuk u bë i gjallë.
Si nisi lidhja mes Luanës dhe Krenarit?
Gjithçka mësohet se ka filluar në vitin 2016, kur Luana shihej shpesh në Prishtinë. Fillimisht, moderatorja e TOP-channel u shfaq në San Torini, në destinacionin e preferuar të djalit pasanik, Çoçaj. Madje, në një postim në “Instagram”, Luana theksoi datën 10 Korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit. Atë vit, 28-vjetorin e lindjes, djali që menaxhon bizneset e familjes, që janë një rrjet furrash buke e disa të tjera, kishte vendosur ta festonte çift.
Edhe pse katër vite lidhje, dyshja nuk kanë postuar asnjëherë një foto bashkë në rrjetet sociale. Të vetmet foto të tyre, janë ato që janë kapur nga paparacët në rrugë. Krenar Çoçaj njihet në Prishtinë si djali i pasionuar pas vajzave të njohura, pasi përveç Dafina Zeqirit, ai pati një histori me modelen, Laureta Maqedonci.





