Për të katërtin vit radhazi karkaleci po shkakton dëme të mëdha në të mbjellat në fushat e Myzeqesë. Fermerët në zonën e Tërbufit, Grabjanit e Plukut në Lushnje po përballen sërish me dëmtime te mëdha që karkaleci po shkakton në sipërfaqet me jonxhe, që i kalojnë 1000 hektarë në këtë zone.

Fermerët që e kanë të lidhur aktivitetin e tyre ekonomik me kulturën e jonxhës e kanë të pamundur qe me mjetet dhe mundësitë e tyre financiare të përballojnë dëmtimin që shtohet çdo ditë.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje emergjente me spërkatje për të përballuar situatën e krijuar.

Karkaleci maroken ka disa vjet që është shfaqur në fshatrat e Lushnjës ndaj fermerët apelojnë ndërhyrjen me spërkatje për të bërë të mundur eliminimin përfundimtar.