Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo thotë se marrëveshja për normalizim ekonomik është një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova u pajtuan që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë një kthesë të madhe pas më shumë se një dekade që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Reagimi:

Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor: “Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh.