Aspak i shqetësuar, lideri i Hamasit, Yahya Sinëar, pretendon se viktimat civile janë “sakrifica e nevojshme” në luftën kundër Izraelit.
Deklarata bombë e kreut të organizatës sunite palestineze u zbulua nga mediat amerikane, të cilat kanë në dispozicion një raport me letrat e tij drejtuar zyrtarëve të Hamasit.
Yahya Sinëar, i cili ndihmoi në orkestrimin e sulmit terrorist të 7 tetorit në Rripin e Gazës tha se viktimat civilë palestinezë janë “sakrifica të nevojshme” ndërsa lufta e Izraelit kundër enklavës palestineze vazhdon të jetë e ndezur.
Ai, sipas letrave që posedon “Ëall Street Journal”, gjithashtu nxitoi për t’i dhënë fund bisedimeve për armëpushimin në Rripin e Gazës, ndërkohë që shteti hebre po përballet me reagime të forta ndërkombëtare për palestinezët.
Numri i të vdekurve është mbi 37,000.