Partia Demokratike i përgjigjet Bashkisë së Shijakut në lidhje me një familje të pastrehë atje, duke theksuar se Rasim Shahini zhbën të gjithë propagandën e Rilindjes.

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti tha se kjo familje kërkon atë që i takon dhe jo lëmoshë.

Reagimi i plotë i Telitit:  

Me nënën 86-vjeçare te pamundur per te ndihmuar, me gruan dhe motrën e sëmurë, vete invalid ku vetëm ilaçet i kushtojne 300-400 mije leke ne muaj, me borxhet për t’u ushqyer qe po i marrin edhe atë pak fryme qe kishte, me një shtëpi të rrënuar nga tërmeti, me tualetin jashtë në qiell të hapur siç u shpreh vete me lot ne sy, rilindja thotë u kemi çuar disa qese ushqime ndihme.

Rasimi e zhben te gjithe propaganden e ngritur per rindertimin me denoncimin per abuzimin e pushtetit dhe perfaqesuesve te saj lokal, qe i kane thone qe do jete i fundit i listes se atyre qe do perfitojne.

Shqiptaret e kane te qarte se fondet per rindertimin nuk jane te Edi Rames dhe oborrit te tij te zhvatjes. Ato jane leket e buxhetit te shtetit, te cilat duhet te shkojne aty ku ka me shume nevoje. Jane borxhet e dhena nga nderkombetaret per shlyerjen e te cilave do paguaj cdo shqiptar.

Me propaganden dhe videot tuaj 3D nuk e fshehni dot realitetin e hidhur te qinda e mijera familjeve te goditura nga termeti te braktisura dhe te vjedhura nga qeveria.