Djali i Klea Hutës dhe Elgit Dodës bën sot 3 muaj që ka ardhur në jetë. Mami Klea ndihet shumë e lumtur që tani ka në krahët e saj një engjëll të vogël.
Moderatorja e njohur ka publikuar këtë të premte një foto me rastin e 3-mujorit, dhe e ka shoqëruar atë me disa fjalë të përzemërta.
“O mreti i mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto, Të dua Krid!”, shkruan Klea.





