Gazetarja e njohur shqiptare, Iva Tiço ka bërë tamponin për të parë nëse e ka kaluar Covid-19 apo jo.

Tiço ka rezultuar negative dhe në një postim në Instagram ajo ka treguar se ka bërë testin për t’i ardhur në ndihmë të infektuarve aktualë përmes dhurimit të plazmës.

“Sipas analizës unë nuk e kam kaluar Covid-19, pra nuk kam antitrupa. Nëse do të kisha, do kisha dhuruar plazmë me vrap siç dhuroj edhe gjak herë pas here. Është një gjë shumë e thjeshtë, bëni një gjest të mirë”- shkruan Iva krahas postimi të saj.