Reagime dhe kundër reagime mes Ferdinand Xhaferaj dhe bashkisë së Durrësit. Pasi kjo e fundit, në një reagim për mediat i kujtonte kreut të PD Durrës se nuk dinte ku binte Rushkulli është kundërpërgjigjur Xhaferaj.
Ndërsa e cilëson “bashkia halabake”, Xhaferaj thekson se “në vend që të reflektojë dhe të zgjidhë problemet akute me të cilat ata përballen, pushteti vendor vazhdon t’i neperkembe dhe trajtojë pa dinjitet qytetarët.
“Për më shumë se 9 muaj “Bashkia Halabake” është treguar indiferente ndaj qytetarëve, të cilët ende nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do të riparohet, apo do të ndërtohet nga e para.
Një problem tjetër është korrupsioni dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Deri më tani janë alokuar më pak fonde nga sa nevojiten tek shumë banesa”,- shkruan Xhaferaj.
Kreu i PD Durrës nënvizon se ndërsa edhe pak muaj na ndajnë nga 1-vjetori i tërmetit të 26 nëntorit, “bashkia nuk ka gati listën me gjendjen reale të ndërtesave. Kjo paaftësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe”.
Statusi i plotë:
Bashkia pa kryetar e Durrrësit, e etiketuar nga vetë nga Edi Rama si “Bashki Halabake”, vazhdon të nëpërkëmbë qytetarët e saj.
Në vend që të reflektojë dhe të zgjidhë problemet akute me të cilat ata përballen, Bashkia vazhdon t’i neperkembe dhe trajtojë pa dinjitet. I kerkoj edhe një herë këtij institucioni të rikthejë vëmendjen dhe te zgjidhe problemet e qytetarëve!
Për më shumë se 9 muaj “Bashkia Halabake” është treguar indiferente ndaj qytetarëve, të cilët ende nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do të riparohet, apo do të ndërtohet nga e para.
Një problem tjetër është korrupsioni dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Deri më tani janë alokuar më pak fonde nga sa nevojiten tek shumë banesa.
Edhe pak muaj dhe bëhet një vit nga tragjedia, ndërkohë Bashkia nuk ka gati listën me gjendjen reale të ndërtesave. Kjo paaftësi për të zgjidhur problemet e qytetarëve nuk mund të justifikohet me statuse boshe.
Bashkia pa kryetar e Durrësit, e etiketuar nga vetë nga Edi Rama si “Bashki Alabake”, vazhdon të nëpërkëmbë qytetarët e…
Posted by Ferdinand Xhaferaj on Thursday, September 3, 2020





