Vetëhedhja e dytë brenda dy javësh nga spitali “Shefqet Ndroqi” tronditi opinionin public mbrëmjen e së mërkurës. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar përmes një statusi në Facebook, anëtari i kryesisë dhe kreu i grupseksionit të lagjes nr.1 në PD Durrës, Joni Myshketa.
Në postimin e tij, Myshketa ngre disa pyetje për Ministrinë e Shëndetësisë por edhe për organet hettimore, të cilat mund të ndihmojnë për zbardhjen e misterit që shoqëron aktin ekstrem të 29-vjeçarit nga Durrësi Xhino Koça dhe 65-vjeçarit Hasan Mira.
“Çfare po ndodh me pacientet e shtruar ku gjendja e tyre shendetesore ka qene e qendrueshme dhe asnjeri prej tyre nuk ndodhej ne terapi intensive?
Kujt i sherben tere ky sekret per kushtet ne te cilat ndodhen pacientet e shtruar, ku izolohen nga te afermit qofte dhe permes kontaktit telefonik?
Sa eshte numri i stafit mjeksor per pavion?
Sa eshte numri i psikologeve per pacient?
Cilit trajtim lehtesues psikologjik i nenshtrohen?
Pse keto masa ndaluese ne komunikim me te afermit permes mjeteve te komunikimit si telefoni?
Perse ky kapsulim informacioni per ngjarjet e renda te ndodhura?
Cilet jane pergjegjesit e perse nuk dalin perpara duke marre pergjegjesite?”,- janë disa nga pyetjet që ngre Myshketa.
E ndërsa kërkon drejtësi për Xhinon dhe Hasanin, Myshketa shpreh bindjen se edhe pse ndoshta me vonesë, drejtësia njerëzore dhe ajo hyjnore nuk do të harrojnë.
Postimi i plotë:
Fqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ia hodha, ia hodha…
Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?
Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…
Fqinji: Shyqyr që je mirë.
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital, nuk do kisha ardh me u shtru… Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend. Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon te koka tani që po flas.
Keto jane fjalet e Hasanit, viktimes se dyte te veteflijuar qe shpirti Ju ndrihte!
Kur ende nuk behet me dije, por per fat kesaj here eshte shmangur dhe veteflijimi i nje tjeter pacienti.
Cfare po ndodh me pacientet e shtruar ku gjendja e tyre shendetesore ka qene e qendruesshme dhe asnjeri prej tyre nuk ndodhej ne terapi intensive?
Kujt i sherben tere ky sekret per kushtet ne te cilat ndodhen pacientet e shtruar, ku izolohen nga te afermit qofte dhe permes kontaktit telefonik.
Keta bije nenash, kryefamiljar cfare kane pare e degjuar brenda spitalit ku pretendohet se hyne aty per tu sheruar e nuk dolen me kurre me kembet e tyre prej asaj godine ferri.
Pse nuk del ministria e shendetesise per te sqaruar rrethanat e rasteve te perseritura me pasoja tragjike pra me pasoja JETE, gjene me te cmuar qe Zoti u fali dhe enigma se kush dreqin u a mori me pas .
Dhe sa te tjere duhet te flijohen qe te ndergjegjesohen strukturat te cilat qendrojne ne kembe ne saje te taksave qe ne paguajme dhe i paguajme per te marre sherbime cilesore e jo per tu perballur me situata makabre e me rezultate fatale.
Sa eshte numeri i stafit mjeksor per pavion?
Sa eshte numri i psikologeve per pacient?
Cilit trajtim lehtesues psikologjik i nenshtrohen ?
Pse keto masa ndaluese ne komunikim me te afermit permes mjeteve te komunikimit si telefoni?
Perse ky kapsulim informacioni per ngjarjet e renda te ndodhura?
Cilet jane pergjegjsit e perse nuk dalin perpara duke marre pergjegjesite?
Perse na nevojiten struktura te tjera anticovid kur keto qe kemi po kthehen ne vatra vdekjeje ?
Deri kur do vazhdoj saga e vuajtjeve o populli im nga
grykesia,
babezia
makuteria
hajduteria
maskaralleku
injoranca
arroganca.
Xhino, Hasani, Zoti Ju ka hapur dyert e tij per t’Ju pritur rreth vetes.
Qofshit te fundit e kesaj tragjedie o engjej!
Drejtesia ndoshta vonon por te jene te bindur te gjithe se nuk harron, si ajo Njerezore ashtu dhe ajo Hyjnore…
Fqinji: Si je? Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ia hodha, ia hodha… Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty…
Posted by Joni Myshketa on Thursday, September 3, 2020





