Katër persona janë gjetur të pajetë në vende të ndryshme në Prishtinë.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, ndërkohë Prokuroria thotë se po kryhen hetimet për të zbardhur rastet.
Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës tha për mediat se trupat e pajetë të katër personave janë dërguar për autopsi që do të ndihmojë në hetime.
“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”, ka deklaruar ajo.