Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në jug të Greqisë të cilët kanë detyruar banorët të evakuohen.
Një 55-vjeçar u plagos nga një zjarr që ra në rajonin e Ilia në Gadishullin e Peloponezit dhe ndërroi jetë më pas në spital.
Rreth 120 zjarrfikës janë përpjekur të shuajnë zjarret në pyje, por erërat e forta kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të dalin jashtë kontrollit.
Vala e të nxehtit e ka përfshirë edhe jugun e Spanjës. Disa turistë u përpoqën të gjenin hije për ti shpëtuar vapës. Temperaturat e larta kanë përfshirë edhe SHBA-në. Teksa vala e të nxehtit shtrihet nga pjesët qendrore në ato lindore të vendit, autoritet vazhdojnë të paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë të hidratuar dhe të gjejnë mjedise të freskëta.