Momente makthi ka përjetuar pak ditë më parë një vajzë në Pire të Greqisë, kur është sulmuar nga tre burra që tentuan ta përdhunojnë.
Siç raportohet nga mediet lokale, 23-vjeçarja e kishte njohur njërin prej tyre përmes Facebook-ut dhe ata kishin qenë në kontakt që në majin e kaluar.
Siç e ka përshkruar 23-vjeçarja, autorët i janë afruar dhe duke ushtruar dhunë fizike.
Pa u vënë re, e kanë çuar te një makinë tip ‘Peugeot’ e parkuar me xhama të zinj dhe e kanë çuar në një plazh në zonën e Vasilikon në Salaminë.
Aty autorët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë hedhur në tokë, ku e kanë përdhunuar.
Pas aktit të rëndë, njëri prej sulmuesve i ka hequr një çantë në të cilën kishte shumën prej 400 eurosh, celularin e saj, një palë vathë floriri, si dhe një medaljon floriri dhe më pas janë larguar.