Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhen në qytetin e Vlorës ditën e sotme për të vendosur kurorat në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Në përfundimin e ceremonisë së memorialit, Rama tha se nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është prisidenti ai i cili e firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti që ka mundësine ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish-presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet, por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk”.