Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Konstantina Kamitsi nuk mungoi as sot në sallën e gjyqit ku u mor vendimi për Fredi Belerin. Në një deklaratë për mediat para SPAK, ajo e cilësoi procesin ndaj Belerit si “të dyshimtë”.
“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështjeje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit. Më gjithë dëshirën e popullit të Himarës përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve.”
Apeli i GJKKO ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e marrë në mars të këtij viti nga Shkalla e Parë për ish-kryebashkiakun e Himarës. 2 vite burg për këtë të fundit, ndërsa 3 vite shërbim prove për bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi.
Teksa Belerit i duhen edhe disa muaj të tjerë për t’u liruar, ambasadorja greke theksoi se “ai duhet të marrë pjesë në seancat plenare të PE-së”.
“Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku”, përfundoi ajo.
Beleri u zgjodh si përfaqësues i Greqisë në Parlamentin Europian në fillim të këtij muaji.