Këngëtarja Ronela Hajati feston sot 31-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për këngëtaren nuk kanë munguar urimet nga të afërmit dhe ndjekësit në rrjete sociale.

Edhe Ronela përmes një postimi në Instagram ka uruar veten teksa ka publikuar një kolazh me foto nga fëmijëria dhe bashkëngjitur shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie. Shishja në foton e dytë është bosh normalisht, një hap para me demostrim sërish në foto, që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punuar për këtë ditë, prandaj po uroj veten! Të dua shume Ron.”