Përmes dy reagimeve në rrjete sociale, ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu ka ironizuar me një nga deklaratat e kryeministrit Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, si dhe me vendimin e tij për të drejtuar politikisht përkohësisht qarkun e Durrësit, pas spostimit të Vangjush Dakos.

Pasi Rama deklaroi pas mbledhjes se “kush nuk jep gjithçka ka, do të hiqet nga lista e kandidatëve për deputetë”, Kadiu ironizon atë që ajo e quan morali i fjalimit të Ramës.

“Kush ia ka pa hajrin këto 7 vjet partisë rilindase brenda dhe jashte kesaj salle, të shkundi thaset, trajset, xhepat sepse cdo kush eshte thjeshtë kandidat.

P.s. A ke vesh për të degjuar, a ke sy për të pare e mendje për të kuptuar o “tatim-rilindas pagues”!!!!

Dmth këta që kanë vjedhur më shumë në këto 7 vjet do të bëhen deputet të PS-së, që të bëjnë ligje për ju.” – shkruan Kadiu.

Ndërkohë, në postimin e dytë, ish-deputetja demokrate shprehet se pasi mori detyrat e liderit global, kreut të OSBE, kryeministrit, ministrit të jashtëm, drejtuesit politik në Durrës etj, tani duhet të bëjnë kujdes kryetarët e komunave, sepse mund t’u zihet vendi.

“Lider global

Kryetar OSBE-je

Udheheqes rajonal

Kryeminister

Kryetar PS-je

Minister i jashtem

Artist I dekades

Shkrimtar best seller

Udheheqes politik në Durres

Beni kujdes ju o kryetar komunash se ju rrezikohet vendi.”,- shkruan Kadiu.