Grupi parlamentar i PS ka ndarë dhe postet e drejtuesve politikë në qarqet e Shqipërisë.

Tirana do të ndahet në 3 drejtues, ku një prej tyre do të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa do të jenë dhe Elisa Spiropali si dhe Ervin Bushati që do të jetë dhe kryetar.

Më parë u mësua se Edi Rama do të marrë përkohësisht pozicionin e drejtuesit politik të Durrësit.

Safet Gjici do të zëvendësojë në Kukës Ilir Beqajn, i cili shkon në Shkodër. Ndërsa Lindita Nikolla do të mbetet në Lezhë.