Gazetarja Zhaklin Lekatari ka reaguar pas letrës së publikuar një ditë më parë nga këngëtarja Rezarta Shkurta drejtuar diktatorit Enver Hoxha, gjyshit të bashkëshortit të saj.
Zhaklin shkruan në Facebook se dikush duhet të ftojë Rezartën të lexojë ndonjë libër dhe të kuptojë më shumë, pasi nuk ka turp që promovon ende Enverin. Gazetarja thotë më tej se propaganda të tilla duhen dënuar me ligj.
“Dikush te ftoje Rezarta Shkurtën te lexoje ndonje liber qe te kuptoje bullshitat qe promovon dhe ndan ne IG e saj, meqe nuk ka turp qe promovon ende Enverin. Sipas mendimit tim, propaganda te tilla duhen denuar me ligj. Nuk kam bere ndonjehere reagime publike per personazhe te njohura, por kjo ishte e tepert, e shemtuar, injorante, jo empatike dhe shume, shume epitetet te tjera qe mendoj por nuk mund te shkruaj.”





