Drejtori i fushatës në PD Alfred Rushaj, ka reaguar pas letrës së ambasadores Kim drejtuar krerëve të partive politike, ku u kërkoi përgjegjësi, dhe të bëhej vetting për çdo kandidat.
Përmes një postimi në Twitter, Rushaj shkruan se Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin.
Sipas tij, Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit.
Postimi i Rushajt në Twitter:
”Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit.”





