Shqiptarja Nensi Dojaka, një stiliste e re dhe shumë e talentuar është kujdesur të veshë supermodelen me famë botërore, Bella Hadid në eventin e “MTV Video Music Awards 2020”.
Ka qenë supermodelja ajo e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka prezantuar me të gjithë ndjekësit e saj talentin e Nensit, teksa shkruan krahas fotove të publikuara:
“E veshur nga një stiliste e re shumë e talentuar Nensi Dojaka.”
Edhe Nensi nuk mund të qëndronte pa e postuar këtë projekt i cili ka qenë një endërr e realizuar për të.
“Bella Hadid dhe Carlos Nazario bënë ëndrrat e mia realitet. Kaq mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest,”– shkruan ajo.





