“Mënyra se si festova kishte të bënte me identitetin tim turk. Kam parë edhe shumë njerëz në stadium duke bërë këtë gjest. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”. “Përshëndetja e ujkut” i kushton shtrenjtë Merih Demiralit.Mbrojtësi i Turqisë  pasi u hetua nga UEFA për festimin e lidhur me ekstremistët e djathtë të “Ujqërve Gri” që përdorej për të festuar dopietën ndaj Austrisë në Euro 2024 – është skualifikuar zyrtarisht për dy ndeshje.Një vendim që tashmë është çështje diplomatike. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në fakt akuzoi menjëherë UEFA-n:

“A e kritikon dikush faktin që gjermanët kanë shqiponja në këmisha? Apo francezët se kanë simbol një gjel? Merih tregoi vetëm entuziazmin e tij për këtë imazh”. Erdogan, duke folur për mediat në aeroplanin që kthehej nga samiti i SCO-së në Shangai, siç raporton Anadolou, shtoi: “Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka thirrur zyrtarët e tyre dhe po merren masat e nevojshme”. Presidenti turk duhet të jetë në Berlin për të ndjekur çerekfinalen mes Turqisë dhe Holandës: “Nëse nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme, kam vendosur të shkoj dhe të shikoj ndeshjen”.