Përfundojnë 90 minutat e kohës së rregullt në barazimi 1-1. Golit të Embolo në minutën e 75-të, i’u përgjigj Saka me një perlë nga jashtë zonës, 5 minuta më pas. Për të përcaktuar fituesin, do duhet sërish koha shtesë.

Angli-Zvicër përballen në Dusseldorf, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024. Një sfidë shumë e rëndësishme me Anglinë, që ende nuk po e gjen dot veten sa i përket lojës së të besuarve të Southgate, ndërsa përballë është një skuadër si Zvicra e cila është e mbushur me entuziasëm, sidomos pas suksesit ndaj Italisë, në fazën e 1/8 të finaleve.

Sfida nisi shumë e kujdesshme, me të dyja skuadrat që nuk provuan për asnjë moment të guxonin të ngacmonin portat kundërshtare. Një pjesë e parë që pikërisht për shkak të kujdesit të tepruar të skuadrave, dhuroi shumë pak emocion. 45 minutat e para mbyllen me rrjeta të paprekura dhe me të dyja skuadrat që nuk kanë goditur ende asnjëherë në kuadrat.

Insistimi i zviceranëve u shpërblye në minutën e 75-të, ku pas një lëvizje shumë të mirë të Ndoye, pasimi I tij për Embolo, ishte një lojë fëmijësh për sulmuesin, për ta shtyrë topin drejtë rrjetës me portën e zbrazët.
Por festa e skuadrës së Xhakës zgjati vetëm 5 minuta, pasi sulmuesi Saka, bëri “Saka-n” që jemi mësuar ta shofim tek Arsenal, duke lëshuar një diagonale të bukur që e la të shtangur portierin Yann Sommer, duke barazuar shifrat kështu në 1-1, 10 minuta nga përfundimi i sfidës.