Nga qzteti i Korçës ku është takuar me funksionarë të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar edhe për akuzat e opozitës Gjovalin Lokajn se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Lleshaj ka thënë se mban përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.
“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.
Ministri Lleshaj mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.





