Klubi i Tiranës, në mënyrë surprizë ka kaluar direkt në turin play-off, të Ligës së Europës, pra nuk do t’i duhet të luajë ndeshje në turin e tretë.
E gjithë kjo sepse UEFA ka shtuar një rregull, i cili saktëson se 2 prej 10 ekipeve kampione të eliminuara në turin e dytë mes të cilave ishte dhe Tirana, do të kalonin direkt në play off dhe jo në turin e 3-të. E gjithë kjo pasi të ishte hedhur me short se cila nga këto 10 ekipe do të shkonte direkt në play off.
Tiranës i ka buzëqeshur fati së bashku me Ludogoretsin që kanë kaluar direkt në play off.Në rast se bardheblutë triumfojnë në ndeshjen e “play off”-it, atëherë sigurojnë pjesmarrjen në grupet e Europa Leagues.
Mbetet për t’u parë nësë Tirana do të përfitojë bonuset financiare të kalimit direkt të turnit, pasi kjo është një formulë e aplikuar për herë të parë nga UEFA…





